Posts

Showing posts from February, 2023

DE-JUGOSLLAVIZIMI I SHQIPFOLËSVE TË ISH JUGOSLLAVISË

 Thurje në twitter, këtu. Republika Jugosllave e Kosovës  Edhe ish UÇK kanë përqafuar Republikën Jugosllave të Kosovës.  Tani ta themi drejt, UÇK nuk ka qenë ndonjë forcë e madhe, shumë më pak se 1% e meshkujve të aftë për luftë, të cilët i stërviti Sigurimi i Enver Hoxhës, me urdhër të Ramiz Alisë 1/ Në përgjithësi shqiptarët e KS NUK luftuan. Ishte Ramiz Alia, pastaj CIA që i stërviti dhe i bashkoi, madje kundër dëshirës së tyre.  Por, këta pak, kanë luftuar. Por, edhe ata që luftuan, tanimë NUK duan bashkim kombëtar. 2/ Edhe ish UÇK po i puthin bythën serbëve që të bashkëjetojnë, refuzojnë hapur bashkimin kombëtar. Edhe Thaçi adoptoi Rugovizmin, ta themi troç, por u pendua më vonë. Ramushi po se po, është bërë Rugovist i thekur.  3/ Rugovizmi tani është se facto platformë kosovare, jo shqiptare, e adoptuar nga 100% e politikës së Prishtinës dhe ndoshta nga 99% e gjithë shqiptarëve në KS.  Në mënyrë subkoshiente 99% e shqiptarëve të KS janë ende jugosllavë shqipfolës, jo shqiptarë.