FANTAZIA IMAGJINARE E QUAJTUR HISTORIA E GREQISË, SERBISË, BULLGARISË, SHQIPËRISË, TURQISË, MAQEDONISË ETC ETC ETC

Thurje në twitter këtu.





KISHAT UNIATE

en.wikipedia.org/wiki/Eastern_C…

Nuk ka as edhe një dokument apo ndonjë indikacion që të ketë ekzistuar ndonjë dokument apo ndonjë thashetheme që Skënderbeu të ketë bërë marrëveshje me Papën që kishat ortodokse në tokat shqiptare të bëhet Uniate.

0000000000000000000000000 
Skënderbeu ka qenë i ritit të Konstandinopojës (tani quhet ortodoks).

Qe Skënderbeu të jetë bërë Uniate, duhej të ekzistonte një marrëveshje që territori të kthehej në kontroll të Romës. 
Nuk ka marrëveshje.

Nuk ka asnjë indikacion që një marrëveshje të ketë ekzistuar.

Vatikani nuk pretendon që ka pasur marrëveshje. 
Ajo që ndodhi është që Skënderbeu kërkoi financim për kryqëzatë anti muslimane nga Papa.

Kjo nuk ishte ndonjë gjë e re për kohën, nuk ka lidhje fare me Uniatizmin.

Edhe Perandori Paleolog e bëri. 
Imagjinata fantazi që Skënderbeu ka qenë katolik vjen nga plani i Rilindjes Kombëtare që populli shqiptar mund të ekzistonte vetëm nëse bindte fuqitë e mëdha që shqiptarët nuk ishin myslimanë që duheshin dëbuar për në Turqi, sipas praktikës së kohës. 
Kështu që Rilindja Kombëtare bëri Skënderbeun, një hero i krishterë anti mysliman si hero kombëtar, me qëllim që shqiptarët të shiheshin si jo myslimanë historikisht, kështu që të mos dëboheshin, kështu që kombi shqiptar të ekzistonte. 
Sigurisht që duhej patjetër që Skënderbeu të kishte qenë katolik, që shqiptarët të kenë qenë perëndimorë, kështu që u krijua fantazia imagjinare që Skënderbeu ishte katolik perëndimor që krijoi shtetin e parë shqiptar perëndimor. 
Kjo fantazi imagjinare ishte normale për kohën për krijimin e ndërgjegjes kombëtare, që kombet të ekzistonin. 
Fantazi të tjera imagjinare ishin:

- Konstantinopoja është greke

- Vorio Epiri është grek

- Kosova është Serbi

- Aleksandri i madh fliste sllavisht

Etc etc etc 
Siç e shihni krijimi i fantazive imagjinare ishte bazë për krijimin e ndërgjegjes së Kombeve në Ballkan që dolën nga perandoria Osmane. 
Fan Noli vetë fantazoi Skënderbeun katolik me qëllim shpëtimin e kombit, sepse kështu funksiononte atëherë mentaliteti.

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha fantazuan Skënderbeun si Perëndimor (domethënë katolik) ndonëse vetë ishin anti katolikë të tërbuar. 
Çështja këto 10 vjetët e fundit është që fantazitë imagjinare nuk funksionojnë më që nga masiviteti i internetit rreth 2010-2011.

Interneti shkatërroi fantazitë imagjinare që krijuan ndërgjegjet e kombeve ballkanike. 
Efekti ka qenë masiv këto 10 vjetët e fundit.

Historianët grekë hapur thonë që historia zyrtare greke është fantazi.

Historianët serbë kanë pranuar verdiktin e historianëve perëndimorë që Kosova nuk ka qenë Serbi. 
Praktikisht të vetmit në Ballkan që ende predikojnë fantazi imagjinare si histori zyrtare janë historianët shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, duke e ditur fare mirë që po gënjejnë. 
Çështja është që në internet është fare e qartë që Skënderbeu ka qenë (ajo që tani quhet) Ortodoks, dhe si rrjedhim historianët tanë me fantazi imagjinare nuk citohen apo merren parasysh. 
Unë e bëra këtë thurje që ta kem si përgjigje të gatshme kur pyetem, sepse nuk besoj so do ja mbush mendjen ndonjë shqiptari për këtë.

Fantazitë imagjinare tani janë bërë pjesë e kombit shqiptar, ashtu siç janë pjesë e kombit, serb, grek, bullgar, turk etc. 
I vetmi ndryshim është që akademitë e tjera Ballkanike nuk kanë problem këto 10 vjetët e fundit të deklarojnë që historitë zyrtare janë fantazi imagjinare dhe ta shpjegojnë pse. 
Vetëm akademitë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë ngulmojnë ende të predikojnë fantazi dhe imagjinatë.

Dhe kjo pasqyrohet në konfuzionin e krizës së identitetit që kanë shqiptarët tani, dhe kjo vjen nga..............INTERNETI.

Interneti gjithmonë fiton, asnjëherë nuk humb

FUND 

Comments

Popular posts from this blog

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

CAESAR PUTIN & HOLY HEAVENLY RUSSIA