DE-JUGOSLLAVIZIMI I SHQIPFOLËSVE TË ISH JUGOSLLAVISË

 Thurje në twitter, këtu.


Republika Jugosllave e Kosovës 


Edhe ish UÇK kanë përqafuar Republikën Jugosllave të Kosovës. 

Tani ta themi drejt, UÇK nuk ka qenë ndonjë forcë e madhe, shumë më pak se 1% e meshkujve të aftë për luftë, të cilët i stërviti Sigurimi i Enver Hoxhës, me urdhër të Ramiz Alisë

1/


Në përgjithësi shqiptarët e KS NUK luftuan.

Ishte Ramiz Alia, pastaj CIA që i stërviti dhe i bashkoi, madje kundër dëshirës së tyre. 

Por, këta pak, kanë luftuar.

Por, edhe ata që luftuan, tanimë NUK duan bashkim kombëtar.

2/


Edhe ish UÇK po i puthin bythën serbëve që të bashkëjetojnë, refuzojnë hapur bashkimin kombëtar.

Edhe Thaçi adoptoi Rugovizmin, ta themi troç, por u pendua më vonë. Ramushi po se po, është bërë Rugovist i thekur. 

3/


Rugovizmi tani është se facto platformë kosovare, jo shqiptare, e adoptuar nga 100% e politikës së Prishtinës dhe ndoshta nga 99% e gjithë shqiptarëve në KS. 

Në mënyrë subkoshiente 99% e shqiptarëve të KS janë ende jugosllavë shqipfolës, jo shqiptarë. 

4/


Synimi i Rugovizmit është ribërja e Jugosllavisë në masa më të vogla, dhe KS është tani e tillë.

Aty ku gabuan edhe Rugova edhe politika jugosllave e Prishtinës, është bindja absolute që Amerika dhe Evropa do të rikrijonin dhe financonin mini Jugosllavitë. 

5/



As Amerika dhe as Evropa KURRË nuk e kanë bërë një premtim të tillë. 

Ka pasur diplomatë perëndimorë, patjetër, që e kanë shprehur diçka të tillë, por kurrë nuk është pranuar nga qendrat vendimmarrëse në perëndim. 

6/


Si rrjedhim, tani që perëndimi hapur nuk po ka problem me shpërbërjen e Bosnjës, të gjithë jugosllavët janë në panik, në Sarajevë, Shkup, Podgoricë dhe Prishtinë. 

Po e ndjejnë që po u vjen fundi. 

Perëndimi nuk ka as durim dhe as financim që të mirëmbajë 4 Jugosllavi.

7/


Ishte Fishta që bëri dallimin midis shqiptarëve dhe shqipfolësve.

Shqiptarët ishin ata që donin që të arsimoheshin si shqiptarë dhe të jetonin me shqiptarë, Shtet Etnik Shqiptar.

8/


Ndërsa shqipfolësit ishin ata që thjesht flisnin shqip, por nuk kishin interes të arsimoheshin si shqiptarë apo të jetonin në një shtet etnik.

Atëherë, ja ku jemi, është fare e qartë.

9/


Shqiptarët e Jugosllavisë are esencialisht Jugosllavë Shqipfolës, jo Shqiptarë.

Ata preferojnë të jetojnë në shoqëri multi etnike, dhe refuzojnë shtet mono etnik si Shqipëria, nuk janë mësuar me diçka të tillë, u duket e çuditshme.

10/


Elita e Prishtinës janë arsimuar si Jugosllavë shqipfolës, por jo si shqiptarë.

Ndërsa elitat politike në Maqedoni V, Mal të Zi hapur arsimohen dhe veprojnë si Jugosllavë shqipfolës, jo shqiptarë.

11/


Të njëjtën gjë po ja transmetojnë brezit të tanishëm shqipfolës nëpërmjet mediave në të gjitë hapësirës shqipfolëse ish Jugosllave.

E gjithë politika shqipfolëse është absolutisht KUNDËR bashkimit kombëtar, me vepra, duke parë sesi veprojnë.

12/


Kur Shqipëria Natyrale do të formohet paralel me Serbinë e Madhe nga Amerika dhe aleatët evropianë, Tirana do ketë detyrim të bëjë një PROGRAM RIEDUKIMI PËR DE-JUGOSLLAVIZIMIN E SHQIPTARËVE të ish Jugosllavisë.

13/


Në këtë moment ne kemi 2 lloje shqiptarësh.

Në Shqipëri ka Shqiptarë.

Në territoret e ish Jugosllavisë ka Jugosllavë shqipfolës.

14/


Proçesi i Shqiptarizimit të Shqipfolësve filloi praktikisht nga Ahmet Zogu duke adoptuar Pashko Vasën dhe u vazhdua nga Enver Hoxha që riadoptoi Pashko Vasën.

Lavdi Pashko Vasës, Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës.

15/


Qeveria në Tiranë duhet të vazhdojë rrugën e tyre për RIEDUKIM të shqipfolësve të ish Jugosllavisë në shqiptarë të plotë, sipas modelit Pashko Vasa, siç bënë Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha në Shqipëri, sapo të krijohet Shqipëria Natyrale.

16/


Kemi punë të madhe që na pret shumë shpejt.

17/ fund

Comments

Popular posts from this blog

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

CAESAR PUTIN & HOLY HEAVENLY RUSSIA