KRIJIMI I NDËRGJEGJES SË PLOTË SHQIPTARE, 1920-1980

 IDENTITETI SHQIPTAR


Analiza e tanishme e gabuar për periudhën para vitit 1967 tregon suksesin e Enver Hoxhës me ndalimin e fesë.

E gjithë analiza bëhet sikur Ndërgjegja e të qenit Shqiptar ekzistonte në gjithë trojet shqipfolëse para 1967.

Gabim, NUK ekzistonte.

1/
 
Ndalimi i fesë në 1967 pati efekt tepër të thellë në proçesin e krijimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare të filluar nga Ahmet Zogu me bazë idenë Pashko Vasës.

Unë mund të them që Ndërgjegja e të Qenit Shqiptar në të gjitha trojet shqipfolëse u përfundua nga vitet 1980.

2/
 
U deshën 60 vjet nga Zogu tek Hoxha për të krijuar Ndërgjegjen Kombëtare Shqiptare.

Vetëm në vitet 1950 dhe 1960, qindra mijë shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë vetë deklarohesin si Turq dhe Grekë, në Jugosllavi dhe Greqi, nën presion, por pa rezistencë.

3/
 
Mungesa e rezistencës tregon mungesën e ndërgjegjes e ploteë kombëtare, ishte vetëm e pjesshme.

Pas vitit 1967, 13 vjet më vonë ne shohim rezistencën në Kosovë me identitet shqiptar si parësor.

Ndalimi i fesë funksionoi.

4/
 
Kështu që vetëm në vitet 1980 ne shohim një ndërgjegje të plotë të qenit shqiptar, duke harruar fenë, në të gjitha trojet shqipfolëse.

Nga vitet 1980 mund të themi që të gjithë shqipfolësit u konvertuan në Shqiptarë, pas 60 vjetësh përpjekje të Zogu-Hoxha.

5/
 
Ju deshën gjermanëve dhe anglezëve 100 vjet, nga 1830 në 1930 të krijonin Ndërgjegjen e Plotë të të Qenit Grek me sistem shkollash shtetërore.

Vetë elitës franceze ju deshën 50 vjet shkolla shtetërore nga 1860-1915 për të krijuan ndërgjegjen franceze.

6/
 
Përpjekjet për krijimin e Ndërgjegjes së Jugosllavëve thjesht dështuan pas 80 vjet përpjekje, sepse Fetë katolike, ortodokse dhe islami bënë rezistencë masive.

7/
 
Përpjekjet për krijimin e ndërgjegjes Turke të filluar nga Mustafa Kemali, tani pas 100 vjetësh po dështojnë, sepse Kurdët nuk janë turqizuar. Kurdët sabotuan projektin e të qenit Turk.

8/
 
Kemi dhe përpjekje humoristike për të krijuar ndërgjegjen Maqedonase që nga vitet 1970. Pas 50 vjetësh tani, përpjekje të tilla vazhdojnë të jenë humoristike. Bullgaria thjesht pështyn mbi të.

9/
 
Përfundim

Procesi i të qenit shqiptar ishte si rrjedhim i projekteve ballkanike të krijimit të ndërgjegjes së kombeve nga fuqitë e mëdha.

Na u deshën 60 vjet nga dyshja Zogu-Hoxha, 1920-1980, për të krijuar ndërgjegjen e të qenit shqiptar në tërë tokat shqipfolëse.

10/ FUND 

Comments

Popular posts from this blog

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

BALKAN WAR COMING - GREATER SERBIA AND NATURAL ALBANIA TO COME TO EXISTENCE