ÇFARË ËSHTË NACIONALIZMI I KRISHTERË

12 Dhjetor 2022


Kjo letër i është dërguar Kryeministrit Albin Kurti në vitin 2020 kur unë mendoja që ai donte bashkim kombëtar. Qartazi KM Kurti është bërë tashmë kosovarist, ashtu si Presidente Vjosa Osmani.

Mora konfirmim që letra është lexuar nga KM Kurti dhe i është shpërndarë këshilltarëve.


16 Qershor 2020

Për:

Z. Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës.


Zoti Kryeministër,

Po ju shkruaj për shqetësimin tim kryesor që po pëflitet në mediat shqiptare dhe serbe prej disa muajsh se Kisha Serbe në Kosovë mund të përfitojë një status si të Vatikanit.

Si një insider i botës ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe Amerikën e Veriut (USA dhe Kanada), dhe njohës i mirë i teologjisë dhe historisë ortodokse për 25 vjet, si praktikues i përditshëm i ortodoksisë, unë po ju paralajmëroj se lejimi i një statusi të tillë do të jetë katastrofal për shqiptarët.

Bota ortodokse ka adoptuar qysh në vitin 1850 me përfitimin e pavarësisë së Kishës së Greqisë nga Patrikana Ekumenike e Kostantinopojës, një teologji etno-ortodokse që tani është shndërruar në Xhihad Ortodoks aplikuar nga Kisha Serbe. Është normal të vrasësh dhe të gjenocidosh në emër të Krishtit në botën e tanishme etno-ortodokse, koncepti Islamic i xhihadizmit është adoptuar plotësisht. Historikisht kjo është diçka jo a pazakontë, sepse adoptimi i koncepteve islamike ka qenë normal në historinë e krishtërimit, duke filluar qysh nga Ikonoklazma në shekullin e 8të, kryqëzatat ne shekujt 11-13të, dhe Protestanizmi në shekullin e 16të.

Në situatën e tanishme, Nationalizmi i Krishterë është bërë filozofi mbizotëruese në Evropë, me dy mbështetësit kryesorë Viktor Orban në Hungari dhe Markus Söder në Bavari.  Macron dhe Merkel kanë adoptuar në mënyrë të heshtur një filozofi të tillë në mënyrë që të mënjanojnë humbjet ndaj ekstremit të djathtë. President Trump në USA ka adoptuar Nacionalizmin e Krishterë aq shumë sa figura mediatike e famshme konservative në ShBA, Erick Erickson, deklaroi në një nga emisionet e tij se të krishterët në Amerikë po e shohin tani krishtërimin si Identitet Etnik, jo si Besim. Praktikisht Liberal Democracy po humb terren në Perëndim, po zëvendësohet gradualisht nga Nacionalizmi i Krishterë. Markus Söder i Bavarisë madje në mënyrë publike kundërshtoi Arqipeshkvin e Mynihut nga ana teologjike për këtë çështje.

Paraqitja e Krishtërimit si Identitet, jo si Besim, që u lind si ide nga shpërndarja e Perandorisë Otomane në shekullin e 19të për të krijuar shtetet ballkanike, tani po bën një përhapje të fortë dhe të gjerë.

 

Ne Shqiptarët jemi tërësisht të papërgatitur për këtë filozofi/teologji që tani po mbizotëron heshtur në Evropë dhe Amerikë. Nuk besoj se do të ishte ndonjë çudi për ndokë po të thonim që Kosova nuk merr lejen për të lëvizje pa viza në EU sepse perceptohet si vend mysliman. Liberal Democracy po bie, Nacionalizmi i Krishterë po ngrihet.

Synimi i Kishës Satanike Serbe është që me anë të arritjes së statusit të Vatikanit në Kosovë, të vendosë njëherë e përgjithmonë zyrtarisht se Serbët janë të Krishterë, dhe Shqiptarët janë Myslimanë që po mundohen të shfarosin të Krishterët. Psikopati Sava Janjiç predikon diçka të tillë në twitter. Një pranim i tillë nga ana jonë në mënyrë zyrtare do të bëjë që serbët dhe të krishterët në botë ta shohin Kosovën is tokë e pushtuar nga Shqiptarët Myslimanë. Gjendja do të përkeqësohet për ne, nuk do të rregullohet.

Në një luftë të mundshme të ardhshme, nuk do të mbështesë njeri Shqiptarët në një botë perëndimore që aplikon Nacionalizmin e Krishterë (d.m.th. Krishtërimi is Identitet, jo si besim tek Krishti) sepse shqiptarët do të perceptohen si Myslimanë, sepse kështu do të pranonim dhe vetë nëse pranojmë zyrtarisht një status si të Vatikanit për Kishën Serbe në Kosovë.

Patrikana Ekumenike e dënoi Nacionalizmin e Krishterë dhe veçanërisht Nacionalizmin Ortodoks disa muaj më parë, por Patriakana Ekumenike në Kostandinopojë nuk ka as ushtri dhe as fonde, kështu që praktikisht nuk i kushton rëndësi askush në botën ortodokse se çfarë thonë ata. Kisha Ruse ka ndërprerë marrëdhëniet me Patrikanën Ekumenike prej çështjes së Ukrainës.

              Si një insider is botës ortodokse po ju përsëris paralajmërimin se një pranim i statusit si të Vatikanit për Kishën Serbe në Kosovë, do të jetë katastrofal për ne Shqiptarët dhe duhet mënjanuar me çdo kusht.

 

Me respekt:

Ektrit .......

Comments

Popular posts from this blog

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

BALKAN WAR COMING - GREATER SERBIA AND NATURAL ALBANIA TO COME TO EXISTENCE