KOSOVA MULTI ETNIKE KA VDEKUR

 Siç e kam thënë dhe disa herë përpara, Evropa në kundërshtim me atë që donte Amerika, krijoi 4 Mini Jugosllavi në Ballkan pas rënies së Jugosllavisë.


Këto 4 Mini Jugosllavi janë, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Në këto 4 shtete fallco, etnitë që urrejnë njëra tjetrën janë detyruar që të jetojnë bashkë si rrjedhojë e financimit dhe imponimit me forcë të Evropës dhe Amerikës, ndonëse Amerika nuk ishte dakord, si rrjedhim përcaktimi i këtyre 4 shteteve fantazmë si Mini Jugosllavi me multi etnicitet të imponuar, jo me dëshirë dhe konsensus.


Fakti është që Ballkani është në Evropë gjeografikisht (por jo idelogjikisht), kështu që pa përfshrjen e Evropës Amerika nuk mund të bënte shumë.


Siç e kam shpjeguar më përpara, Demokracia Liberale vdiq me fitoret e Trump dhe Macron në 2016 dhe 2017 duke u zëvendësuar gradualisht me Nacionalizmin e Krishterë. Gradualiteti i rritjes së Nacionalizmit të Krishterë triumfoi tani me Rusinë që sulmoi Ukrainën dhe Serbinë që përkrah Rusinë në këtë rast.


Tani duhet të jetë fare e qartë për të gjithë Kosova-Centristët që ideologjia e Kosova-Centrizmit për krijimin e Kosovës Multi Etnike është një ideologji kanceroze anti shqiptare dhe që duhet fshirë nga fjalori i shqiptarëve.


KOSOVA MULTI ETNIKE KA VDEKUR.


Serbët nuk duan të bashkëjetojnë me etnitë e tjera dhe tani as Amerika dhe as Evropa nuk kanë më financa dhe durim të merren me ne ballkanikët shpellarë të prapambetur kur shihet që problemi kryesor është aleanca Rusi-Kinë.


Tani Kosova-Centristët po dalin me fantazira imagjinare duke këshilluar Nato që të bëjë anëtare Kosovën Multi Etnike. Ideja që vendet e Natos janë kaq idiote sa të marrin përsipër konfliktin Shqiptaro-Serb kur ekonomia botërore po përkeqësohet nga dita në ditë dhe duke parë çfarë po ndodh në Malin e Zi, tregon që Kosova-Centrizmi kanceroz dhe i pështirë po përpëlitet në grahmat e fundit para vdekjes finale.


FUND





Comments

Popular posts from this blog

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

BALKAN WAR COMING - GREATER SERBIA AND NATURAL ALBANIA TO COME TO EXISTENCE