EMËRTIMET E IMPONUARA

 

THURJE NË TWITTER ME 41 TWEET KËTU



EMËRTIMET E IMPONUARA


Me përhapjen e internetit në të gjithë globin nga vitet 2010, mësimi i historisë tanimë është bërë tepër i thjeshtë për jo profesionistët.


Çdo zbulim i ri del menjëherë në internet, Fallsifikimi i historisë nga politika tani është i pamundur.

1/


Shumë emërtime popujsh që përdoren tani, janë thjesht IMPONIME nga Perandorët Romakë në Romë apo Konstantinopojë Roma e Re për efekt menaxhimi.

2/


Shembuj,

Helen- Grek (nga Roma)

Grekët vetë nuk identifikoheshin si grekë, por identifikoheshin me qytet-shtetin, si Athinas, Spartan, Teban etc.

Deutsch dhe Germania - që të dy ja nga Roma. Gjermanët vetë nuk përdorin emërtim të gjerë ekzistues mbarë gjerman

3/


Magjar - Hungarez (nga Konstantinopoja Roma e Re)

Iliria - nga Roma, që krijoi prefekturën e Ilirisë. Ilirët, ashtu si grekët dhe ashtu si gjithë bota, vetë identifikoheshin me fisin, jo me gjuhën që flisnin, si Taulantë, Albanë, etc.

4/


Pa asnjë problem ne mund të themi që identiteti i përbashkët Ilir u krijua me imponim nga Roma, për efekte menaxhimi, ashtu si me të gjithë popujt e tjerë të perandorisë romake në Romë apo në Konstantinopojë Roma e Re.

5/


Në shekullin e 8të, i tërë paganizmi u shua, kështu që identitetet e vjetra të imponuara nga Roma, që ishin identitete pagane, u shuajtën.

Tani të gjithë identifikoheshin si Romakë, sepse ishte me detyrim që të ishe romak prej disa shekujsh.

6/


Imponimi i emërtimeve bëhej nga tempujt paganë dhe më vonë nga kishat.

Shumë nuk e dinë, por Struktura Fetare ishte Administrate Shtetërore në atë kohë, praktikisht deri në shek 19.

Feja = Shteti, Shteti = Feja. Ishte e njëjta gjë.

7/


Ndërgjegja historike ishte vetëm për Elitën e Edukuar, përgjithësisht 0.1% të popullsisë, që kishte akses tek papiruset dhe shkonte në shkolla private me tutorë që kishin 8-12 nxënës nga elita ose nxënës që sponsorizoheshin nga elita.

8/


Fshatarët dhe qytetarët NUK kishin ndërgjegje historike, sepse ishin të paditur, nuk dinin të shkruanin dhe lexonin.

Madje edhe sikur të dinin të shkruanin dhe lexonin, nuk kishin mundësi të edukoheshin në shkolla. Vetëm 0.1% e popullsisë, elita, e kishte atë mundësi.

9/


Nëse pyeteshin fshatarët nga je, ata thjesht përgjigjeshin me fshatin apo klanin, apo qytet-shtetin, jo me Identitetin e Popullit, nëse e quajmë Popullin të gjithë njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë.

Identiteti i tillë NUK ekzistonte deri në revolucionin francez, 1699.

10/


Nëse Elita kishte nevojë për menaxhim të ri, atëherë elita caktonte një emërtim tjetër për një zonë të caktuar, dhe ai emërtim imponohej mbi popullsinë nëpërmjet administratës së shtetit, domethënë tempujeve paganë, apo më vonë kishave.

11//


Tani të aplikojmë të njëjtën llogjikë për shqiptarët e tanishëm, si qytetarë të Perandorisë Romake.

Në shekullin e 6të Perandori Romak i Konstantinopojës Roma e Re Justiniani, i lindur Ilir, mbyll të gjitha shkollat helenike, si edukim pagan jo i krishterë.

12/


Që në atë kohë administrata e shtetit, domethënë kisha, filloi një fushatë të shuarjes së identietin grek në veçanti dhe shuarjes të të gjitha identiteve pagane në përgjithësi.

Në shek e 9të, kisha ja arriti qëllimit.

13/


Identitetet greke, latine, ilire dhe fenikase (këta e quanin veten kananitë, por grekët i quanin fenikas) u shuan tërësisht për popullin e gjerë.

Emërtimi i gjuhës Greqisht apo Helenisht u zëvendësua me forcë nga kisha prej 200 vjetësh në Romakisht (Romeika).

14/


Emërtime të tilla mbetën vetëm dhe vetëm në kujtesën e Elitës së Edukuar, domethënë 0.1% të popullsisë së Perandorisë Romake në Lindje apo Perëndim.

Për të dhënë një shembull, në shek e 12të, Perandoria romake E Konstantinopojës kishte 5 milionë banorë.

15/


0.1% e 5 milion bën 5 mijë persona.

Në të gjithë perandorinë romake të konstantinopojës kishte vetëm 5 mijë persona që kishin njohuri të tilla të historisë, dhe kryesisht këta ishin murgjër dhe priftërinj.

16/


Ta përsërisim dhe njëherë, në shek 8-9të, identitetet pagan ishin shuajtur nga kisha, dhe ishin zëvendësuar me identitetin e përbashkët Romak, që kishte kuptimin i Krishterë.

Romak = I Krishterë

I krishterë = Romak.

kaq e thjeshtë

17/


Nga shekulli i 11të, me skizmën e 1054 midis Papës së Romës dhe Patrikut të Konstantinopojës, pati një imponim të ri emërtimesh nga elita që pasqyronte zhvillimet e reja.

Një nga emërtimet e shek 11 është edhe Arbanon nga Konstantinopoja Roma e Re, për efekt menaxhimi.

18/


Normalisht, një perandor apo një gjeneral romak, kërkonte nga njerëz të ditur sesi të emërtonte një zonë, ata hapnin papiruset, dhe raportonin tek perandori.

Emri i ri Arbanon u përhap nga administrate shtetërore, domethënë kisha, dhe filloi të përdorej gjerësisht nga ELITA

19/


Rikujtesë që populli injorant që përbënte 99.9% të popullsisë nuk kishte ende koncepte kombësie apo populli në atë kohë, në të gjithë botën, identitete të tilla ishin vetëm për elitën e shkolluar që ishte 0.1% e popullsisë, dhe pjesë e madhe ishin klerikë.

20/


Një shembull tjetër që mund të japim është emri Berat.

Qyteti Romak Antipatria dhe qyteti Romak Signimundum u zëvendësuan nga Perandoria Bullgare me emrin Beograd, Qyteti i Bardhë.

21/


Ndërsa Beogradi bullgar që më vonë u adoptua si kryeqytet i Serbisë, i ngeli emri Beograd, në tokat shqipfolëse u minimizua në Berat.

Kisha në atë kohë, në kontrollin e Perandorisë Bullgare, imponoi emërtimet e reja të Perandorit Bullgar, që ngecën dhe sot.

22/


Kështu funksiononte në atë kohë, Perandori bënte një rimenaxhim të territorit, përcaktonte emërimet e reja, dhe administrata, domethënë kisha, impononte emërtimet e reja .....nëpër kisha, kur njerëzit e kishin me detyrim të shkonin për meshë.

23/


Është absolutisht e pamundur që injorantët që përbënin 99.9% të popullsisë të kishin idera të tilla elitare si Popull apo Komb, që e kishte vetëm elita 0.1% e shkolluar, dhe një pjesë e madhe e tyre ishin klerikë.

24/


Kështu që pasi pamë që emërtimi Arbanon është thjesht një imponim i një Perandori apo Gjenerali Romak në Konstantinopojë Roma e Re për efekte menaxhimi, le të shohim emërtimin shqiptar.

25/


Dimë që injorantët 99.9% nuk mund të kishin ide të tilla si komb apo popull.

Dimë që termi Shqiptar filloi në shekullin 15-16, periudha e Skëndebeut.

Dimë që emërtimet e tilla IMPONOHESHIN nëpërmjet administratës së shtetit (kishat).

26/


Është konkluzion tepër i thjeshtë, sipas praktikës së kohës, që emërtimi Shqiptar ishte IMPONIM nga Elita Romake Shqipfolëse nëpërmjet administratës së shtetit, domethënë kishat.

27/


Dimë nga Noel Malcolm, që emërtimi Albanian, Albanese, kishte vetëm një kuptim në atë kohë, kuptimi ishte I Krishterë, sipas dokumenteve të Inkuizicionit që Noel Malcolm ka zbuluar.

Cilët ishin të krishterët në atë kohë?

Ishin.........Romakët.

Romak = I krishterë

28/


Kështu që shumë thjesht shihet barazimi

Shqiptar = Albanese/Arbanon = I Krishterë = Romak.

Kështu ishte mentaliteti i asaj kohe.

29/


Si rrjedhim, propozimi i Dhimitër Kamardës në shek 19të që emërtimi Shqiptar vjen nga flamuri romak i shqiponjës me dy koka të Konstantinopojës Roma e Re, duket si i saktë tani, sepse ka kuptimin I Krishterë Romak, shqipja me dy kokë.

30/


Për ata që nuk e dinë, Perandoria Romake e Konstantinopojës Roma e Re, dhe Perandoria e Shenjët Romake me qendër në Vjenë, konkurronin se cila ishte përfaqësuese e vërtetë e Romës së Vjetër.

31/


Prandaj edhe ajo që më vonë u quajt Perandoria Habsburge Austro-Hungareze, kishte të njëtin flamur të shqiponjës me dy koka, duke pretenduar që përfaqësonin direkt perandorinë romake të vjetër.

32/


Kuptimi i shqiponjës me dy koka, është Roma dhe Konstantinopoja Roma e Re.

Skënderbeu ishte Gjeneral dhe Princ Romak. Klani i Kastriotëve kishte marrë të drejtën nga Perandori Romak në Konstantinopojë të përdorte stemën perandorake si nder i madh që i jepej klanit.

33/


Të merrje të drejtën e përdorimit të stemës perandorake romake të shqiponjës me dy koka ishte absolutisht nder për çdo klan romak.

Ndërsa për klanet jo romake, si serbët dhe rusët për shembull, e vetmja mënyrë ishte me martesa me princa romakë.

34/


Elita jo romake synonte gjithmonë si efekt superioriteti që merrnin gra elitare romake. E njëjta për serbët, rusët, bullgarët, osmanët etc etc etc.

Për elitën Osmane, aq shumë morën ata gra romake, sa nga shek 15, e gjithë elita Osmane ishte shumica ajo që tani quhet Greke.

35/


Familjet elitare serbe, ruse dhe bullgare morën gra romake elitare, dhe kur merrnin gra nga familja perandorake, gjithashtu merrnin dhe të drejtën e përdorimit të shqiponjës perandorake me dy kokë.

Prandaj Serbia dhe Rusia sot përdorin atë simbol.

36/


Despoti serb e kishte për nder që të bënte krushti me klanin romak të Kastriotëve, sepse të bëje krushqi me romakët ishte nder i madh, siç e thashë dhe më parë.

Elita gjithmonë bënte krushti me elitën.

Prandaj dhe Gjon Kastrioti financoi manastirin serb në Mal të shenjtë.

37/


Meqë ra fjala për manastirin serb, vini re që ka manstire serbe, ruse dhe bullgare, por jo manastire shqiptare dhe greke, ka vetëm manastire romake në Mal të Shenjtë (riemërtuar si greke në shek 20).

38/


Kjo sepse Elita Romake nuk i pranonte Sllavët si të barabartë, kështu që kisha u detyrua të pasqyronte qëndrimin e elitës Romake ndaj Elitës Sllave, kur vetë fjala Sllav në atë kohë nënkuptohej si Skllav. 

39/


Kështu na gjeti shek 19të kur po disintegrohej Perandoria Osmane, që ishte vazhdimësi e Perandorisë Romake të Konstantinopojës.

Ata madje mbanin ende emërtimin Konstantiniye, që u ndryshua vetëm nga Ataturku në 1929 në Istanbul.

40/


Shqiptarët në atë kohë flisnin shqip dhe e quanin veten Romakë, sepse kisha i kishte mësuar ata prej shekujsh që ishin romakë, dhe asgjë tjetër, domethënë të krishterë dhe asgjë tjetër.

Shqiptar = Romak = I Krishterë.

Kaq e thjeshtë, është me të vërtetë kaq e thjeshtë

41/ fund


Comments

Popular posts from this blog

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

BALKAN WAR COMING - GREATER SERBIA AND NATURAL ALBANIA TO COME TO EXISTENCE