STATUSI FINAL I SHTETIT MULTI ETNIK ANTI SHQIPTAR TË PRISHTINËS

 Lidhje në Twitter këtu. Thurje me 19 tweet.



STATUSI I KOSOVËS


Unë e kam riemrëruar Shtetin e Kosovës, si Shteti i Prishtinës, sepse nuk ka të bëjë më fare me shqiptarizmin, është shtet multi etnik JO SHQIPTAR, ku pakica 5% sundon mbi shumicën shqiptare 95%.


Nëse shihni online termin Shteti i Prishtinës, e kam shpikur unë ME PËRBUZJE.


Tani, tek Statusi.


Elita e Prishtinës ua ka bërë të qartë Amerikës dhe Evropës, ata NUK DUAN QË STATUSI I KOSOVËS TË SQAROHET.


Elita e Prishtinës do STATUS QUO të përhershme.


Shkaku është sepse Oligarkët e Prishtinës tashmë kontrollojnë gjithë ekonominë dhe bën tregti me oligarkët e Tiranës dhe Oligarkët e Beogradit.


Nëse Statusi i KS sqarohet, ata do të humbnin kontrollin ekonomik PERSONAL.


Kështu që Shteti i Prishtinës shpreson që Amerika dhe Evropa do të vazhdojnë në pafundësi të financojnë Shtetin e Prishtinës me financë, ushtarë, mbrojtje, etc etc etc, dhe ata të mbretërojnë ekonomikisht.


Sigurisht, politikisht në media do të shtiren sikur po mundohen.


Situata është shumë e ngjashme me periudhën 1878 Lidhja Islamike Anti Shqiptare e Prizrenit deri në Traktatin e Versajës në 1920, kur Fan Noli krijoi Shqipërinë .......nga Amerika, sepse shqiptarët NUK donin që të ekzistonin vetë, shkuan 5-6 delegacione në Versajë.


Në Prizren ishin Bektashinjtë që ndryshuan në mënyrë sipërfaqësore drejtimin e Lidhjes, nga Islamik në Nacionalist.


Bektashinjtë janë gjysëm myslimanë dhe gjysëm të krishterë ortodoksë (domethënë Feja e Shkaut sipas mentalitetit të tanishëm).


Por Kongresi i Berlinit në 1878 nuk e hëngri gjënjeshtrën, sigurisht Otto von Bismarck nuk ishte budalla.


Kongresi i Berlinit e konsideroi Lidhjen e Prizrenit si Islamike dhe sipas mentalitetit të kohës të gjithë myslimanët ishin Turq, që duhet të dëboheshin për në Turqi.


Si rrjedhim, Otto von Bismarck deklaroi që Kombi Shqiptarë Nuk Ekziston, sepse Lidhja e Prizrenit ishte Islamike.


Që nga 1878 gjithçka shkoi keq e më keq për ne, kur Bajraktarët shqiptarë thjesht kishin interest PERSONAL EKONOMIK, jo kombëtar.


Esat Pashë Toptani është bajraktari tipik që shiste toka shqiptare jashtë territorit të tij ekonomik personal.


Pas vitit 1920 ku Fan Noli bëri të mundur ekzistencën e shqiptarëve kur edhe shqiptarëve vetë nuk donin të ekzistonin, Ahmet Zogu e kuptoi situatën.


Mbreti Zog themeloi shqiptarizmin si shtet NË PRAKTIKË, duke aplikuar gjithë TEORINË që ishte ndërtuar më përpara dekada pas dekadash nga Ortodoksët, Bektashinjtë dhe Katolikët. Myslimanët sunitë u bashkuan shumë vonë kur e panë që do të dëboheshin për në Turqi.


Tani për tani, në Shtetin e Prishtinës, ne jemi rikthyer në periudhën 1878-1920.


- Evropa nga sheh si Islamikë, por jo Amerika.


- Ekonomia e Shtetit të Prishtinës është tashmë e ngjashme me Bajraqet Osmane, ku secili Bajrak sheh vetëm interesin e vet personal.


Ashtu siç u munduan bajraqet në lidhjen islamike të Prizrenit në 1878, të pretendonin sikur kishin interes kombëtar, ashtu po bëjnë dhe Bajraktarët e Prishtinës, duke deklaruar që po interesohen për interest kombëtar, por Amerikës dhe Evropës i thonë që NUK kanë interes fare


Kështu që Shteti i Prishtinës tani nuk është gjëkundi, me krizë ekstreme identiteti, pa diplomaci, pa ekonomi, pa ushtri, pa mbrojtje, pa monedhë kombëtare.


Shteti i Prishtinës është thjesht NJË ALEANCË BAJRAQESH TË MODELIT OSMAN.


Aleanca e Bajraqeve NUK ka interes të zgjidhjes së situatës sepse në këtë situatë ata kontrollojnë gjithçka ekonomikisht, duke bërë tregti fitimprurëse me Beogradin dhe Tiranën.


Prandaj dhe Presidente Vjosa Osmani hapur deklaron që është kundër bashkimit kombëtar.


Amerika dhe Evropa u thonë Bajraqeve të Prishtinës që të zgjidhet situata, por Bajraqet kundërshtojnë, propozojnë që situata të mos ndryshojë KURRË dhe Evropa dhe Amerika të vazhdojnë MBIKQYRJEN në përjetësi.


Dhe ne budallenjtë vazhdojmë të besojmë çfarë thuhet nëpër mediat e Shtetit të Prishtinës që ata vetë i kontrollojnë, duke pretenduar që po mundohen që të zgjidhin statusin.


Fund i fundit, ne nuk jemi gjëkundi sepse Shteti i Prishtinës NUK ka interes, sepse dëshiron që të ruajë interesat ekonomike personale, në shtet multi etnik ku pakica 5% sundon mbi shumicën shqiptare 95%.


Zgjidhja do të vijë, do të jetë e IMPONUAR nga Amerika, Evropa dhe Rusia PA PËRFSHIRJEN TONË, ekzaktësisht si në Bisedimet e Traktatit të Versajës në 1919-1920, që kulminoi me Presidentin Willson duke i vërë veton shuarjes së Shqiptarëve sepse ja kishte premtuar Fan Nolit.


Ne jemi rikthyer në periudhën 1878 - 1920, Lidhja Islamike e Prizrenit - Traktati i Versajës, dhe viti 1920 po afrohet, fuqitë e mëdha do të marrin vendim final për Statusin e Shtetit të Prishtinës pa përfshirjen tonë, sepse ne nuk kemi interes të përfshihemi.


FUND


Comments

Popular posts from this blog

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

CAESAR PUTIN & HOLY HEAVENLY RUSSIA