Censuset anti-kushtetuese dhe anti-shqiptare të vitit 2011 dhe 2021

Në 2011 Shqipëria, si pjesë e projektit Evropian, ndërmori Censusin e popullsisë siç bëri çdo vend Evropian dhe planifikon që që të fillojë Censusin tjetër në 2021.

Kur u ktheva nga Kanadaja në korrik 2015 fillova të rimësohesha me debatet politike nëpër kafenetë e Tiranës (në Kanada rrallë ndodh diçka e tillë). Çështja e Censusit të 2011 jo rrallë doli si pjesë e diskutimeve. U bëra shumë kurioz.

Unë kam qenë pjesë e Censuseve Kanadeze në 2001, 2006, 2011. E mbaj mend shumë mirë në 2011, aplikimi im online nuk kishte kaluar kështu që punonjësit e censusis (zakonisht studentë) erdhën të më gjenin në shtëpi. Ngaqë isha tepër i zënë me punë në Toronto, punonjësit e censusit erdhën 6 herë që të më gjenin, dhe më në fund arritën të më gjenin vetëm një të shtunë pasdite duke kompletuar të dhënat e mia për Census Canada 2011. Unë e kisha harruar se si (nuk) funksiononte Shqipëria.

Në strategjinë për Censusin e 2021 publikuar në datë 30 maj 2019 nga INSTAT në anglisht, ka informacion shumë domethënës. Në seksionin 2.3 në faqen 11 dhe 12, bëhet një pëmbledhje e Censusit 2011 bashkë me donatorët e huaj që do të financojnë Censusin 2021. INSTAT praktikisht pranon se Censusi 2011 ka qenë një shaka për shkak të organizit tepër të dobët, aq keq sa regjistruesit e Censusit braktisnin punën.

Citim

"During the fieldwork, the level of drop-out of controllers and enumerators posed

serious problems. For 2020 a better process for the recruitment, training and

selection of field staff is necessary, including for reserve enumerators and controllers.

Multimedia packages and computer-based training and instruction courses will be

implemented and integrated with the data collection process on tablets."


Citimi i mësipërm vërteton që të gjitha akuzat e bëra në shtypin shqiptar që regjistruesit e censusit i kanë plotësuar vetë formularet nëpër kafene, janë plotësisht të vërteta, që është katastrofale për ne. Nuk e kuptoj përse parlamenti shqiptar nuk e deklaron censusin e 2011 si të pavlefshëm, përderisa pranohet nga INSTAT dhe Donatorët e huaj që rregjistrimi i popullsisë në të vërtetë nuk ka ndodhur.

Është e pabesueshme që INSTAT deklaroi resultatet fallco të këtij censusi antishqiptar si sukses. Për INSTAT statistika që 13.96% e shqiptarëve nuk e dikan që janë shqiptarë u qenka dukur normale, kjo është 1 në 7 shqiptarë që ne shohim në rrugë dhe punë. Interneti është mbushur me citime që këtij censusi antishqiptar që vetëm 82% e Shqipërisë janë shqiptarë

Përveç katastrofës së cilësisë dhe katastrofës në lidhje me identitetin shqiptar, katastrofa tjetër është me identitetin fetar. Kur Presidenti Trump i vendosi shqiptarët si myslimanë të lindjes së mesme pas "marrëveshjes" idiote me anti shqiptarin e tërbuar president Serb Vuçiç, këshilltarja juridike e ish Kryeministrit Kurti, Furtuna Sheremeti, sqaroi në Twitter që Shqipëria Verilindore (e njohur si Kosovë) është vend sekular dhe asnjanjës ndaj feve sipar artikullit 8 të kushtetutës.

Citim

CLARIFICATION MOMENT: Article 8 of the Constitution of Kosovo explicitly states: The Republic of Kosovo is a secular state and is neutral in matters of religious beliefs.

Duke parë nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë, e njëjta gjë përmendet.

Citim

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes

dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.


A nuk i shkoi dikujt në mendje që të pyeste gjykatën kushtetuese të shqipërisë nëse pyetja për identitetin fetar është anti kushtetues? Sepse është e qartë që është anti kushtetues.

Censuset nuk bëhen më për numërimin e popullsisë, sepse në periudhën dixhitale të tanishme numërimi i popullsisë bëhet automatikisht me kartat e identitetit dhe rregjistrimin elektronik të lindjeve dhe vdekjeve. Worldometer ka të dhëna të sakta të përditësuara për popullsinë e çdo vendi anëtar të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë dhe Shqipërinë.

Censuset bëhen për të përcaktuar politikën sociale dhe financiare të një shteti. Po t'i referohemi përsëri strategjisë së Instat për Censusin 2021, Instat liston pyetjet sipas rregullave të Bashkimit Evropian, seksioni 3.4, faqet 16-17.


Table 1: Topics on which data are required under EC implementation regulation No 2017/543

Topics referring to persons:

- Place of usual residence

- Location of place of work

- (Size of the) locality

- Sex

- Age

- Legal marital status

- Current activity status

- Occupation

- Industry

- Status in employment

- Educational attainment

- Country/place of birth

- Country of citizenship

- Ever resided abroad and year of arrival in the country

- Place of residence one year prior to the census

- Status with the household

- Status within the family (within the household)

Topics referring to family structure:

- Type of family nucleus

- Size of family nucleus

Topics referring to private households:

- Type of household

- Size of household

- Tenure status

Topics referring to housing units (dwellings):

- Type of dwelling

- Occupancy status

- Number of occupants

- Useful floor space and/or number of rooms 

- Density standard

- Water supply system

- Toilet facilities

- Bathing facilities

- Type of heating

- Type of ownership

Topics referring to buildings in which the dwelling is situated:

- Type of building

- Period of construction 


Siç e shihni, feja nuk përmendet fare. Kjo sepse asnjë vend në Perëndim nuk bën politikë financiare apo sociale në bazë të fesë. Gjithashtu edhe Shqipëria si vend sekular.

Megjithatë, për t'u çuditur, papritur, në draftin final në faqen 7 dhe 8, feja shfaqet përsëri në pyetësor.

Madje, disa javë më parë, ekzatësisht në 3 nëntor 2020, Komisioni i Veprimtarive i Kuvendit të Shqipërisë miraton draftin e Instat që përfshin fenë në pyetësor. Instat dhe Komisioni i Veprimtarive kanë aprovuar draftin pyetësor, ku Feja dhe Etnia nuk janë të detyrueshme që të përgjigjesh, sepse qenkërkan, citim, "sensitive".

Nuk ka asnjë përmendje sesi këto pyetje që nuk i bën Bashkimi Evropian duhen të përmenden në Shqipëri sepse dikush që nuk mund t'i përmendet emri qenka sensitiv ndaj të qenit Shqiptar apo që feja nuk asnjë ndikim jo vetëm në politikën sociale shqiptare por edhe në vetë popullsinë shqiptare, me shumicë absolute Agnostike. Për shqiptarët, pyetja e fesë do të thotë feja e gjyshit, jo besimi fetar. Pyetja për fenë është një mbetje nga Perandoria Osmane që bënte politikat financiare dhe sociale në bazë fetare bazuar në Sistemin Milet.

Perandoria Osmane nuk ekziston më, dhe Sistemi Milet nuk ekziston më. Shqipëria është vend Sekular. Feja është personale dhe nuk ka ndikim në politikë apo popullsi. Ky është i gjithë kuptimi i një vendi sekular, i lindur nga Revolucioni Francez që Shqipëria e ka adoptuar në nenin 10 të kushtetutës dhe Shqipëria Verilindore (e njohur si Kosovë) e ka adoptuar në artikullin 8 të kushtetutës.

Komisioni i Veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë, Instat i Shqipërisë, Instat i Shqipërisë Verilindore (e njohur is Kosovë) dhe Kuvendi i Kosovës duhet t'i kërkojnë mendim të dyja Gjykatave Kushtetuese të Shqiptarëve për të ndaluar futjen e identitetit fetar në pyetësor të Censusit.

Instat i Shqipërisë dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese të Kuvendit të Shqipërisë duhet patjetër të qartësojnë publikun se cfarë nënkuptojnë me fjalën "sensitive" dhe të bëjnë publike palët që qenkan sensitive, për debat publik mes shqiptarëve nëpërmjet medias.

Ta përsërisim dhe njëherë, Shqipëria është në Evropë dhe Perandoria Osmane nuk ekziston më.


Ektrit Manushi

EktritReport.com

twitter.com/ektrit

Comments

Popular posts from this blog

DEFINITION OF DE-DOLLARIZATION

INFLATION WILL SUBSIDE IN ....2035

CAESAR PUTIN & HOLY HEAVENLY RUSSIA